image Osmani: Me ligjin e ri do të ndëshkohen personat që thonë se nuk ka virus

Kosovë

Osmani: Me ligjin e ri do të ndëshkohen personat që thonë se nuk ka virus

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se për arsye të ndryshme është zvarritur shqyrtimi i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e koronavirusit në Kosovë.

Sipas saj, me këtë ligj është paraparë të ndëshkohen të gjithë ata persona që thonë që nuk ka virus.

“Me këtë ligj, të cilin e kemi i inicuar së bashku me 5 deputetë të tjerë, do të sanksionohen personat fizik dhe juridik që nuk zbatojnë masat e vendosura nga ana e Qeverisë. Parashihen ndëshkime edhe për ata që thonë se nuk ka virus, sepse dëmi që e bëjnë në shoqëri është i madh dhe dezinformatat e tyre nuk do të duhej lënë pa u ndëshkuar”, tha Osmani.

 Më tej, ajo ka thënë se ligji hynë në fuqi në ditën e miratimit.

“Projektligji e trajton bazën kushtetuese, presim që Komisioni i Shëndetësisë ta plotësojë për nevojat e duhura, pasi që koha kur është inicuar ka qenë ndryshe në muajin mars nga tash që kemi mbi 300 viktima nga ky virus”, shtoi kryeparlamentarja Osmani./Gazeta Sinjali/