image Osmani me ftesë të Erdoganit nis vizitën zyrtare në Turqi

Politikë

Osmani me ftesë të Erdoganit nis vizitën zyrtare në Turqi

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të presidentit Recep Tayyip Erdoğan  ka nisur vizitën zyrtare në Turqi.

Osmani atje do të takohet me homologun e saj, presidentin Erdoğan me  të cilin përveç diskutimit për marrëdhëniet aktuale, do të shihen edhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit. Ndër të tjera presidentja Osmani pritet të  takohet edhe me kryetarin e parlamentit turk, Mustafa Şentop si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit turk.

Përveq këtyre takimeve Presidentja Osmani  do të zhvillojë takime  edhe me odat ekonomike, prodhues industrialë, përfaqësues biznesesh si dhe me komunitetin shqiptar të Turqisë.

Në këto takime ajo do të shoqërohet nga delegacioni i bizneseve kosovare për t`i parë nga afër mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve.

/GazetaSinjali/