image Osmani me delegacionet e ShBA-së dhe Gjermanisë: Ka tendenca për destabilizimin e rajonit tonë

Politikë

Osmani me delegacionet e ShBA-së dhe Gjermanisë: Ka tendenca për destabilizimin e rajonit tonë

news image

Presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën kanë zhvilluar takime të ndara me delegacionin e Senatit amerikan dhe delegacionin e Bundestagut gjerman.

Fotografitë nga këto takime janë publikuar në faqen e presidentes Osmani në Facebook. Shefja e shtetit ka shkruar se është diskutuar për tendencat për destabilizimin e rajonit, reformat dhe fuqizimin e partneritetit.

“Në takime të ndara me delegacionin e Senatit amerikan dhe delegacionin e Bundestag-ut gjerman, i falënderuam për partneritetin e palëkundur dhe përkrahjen e madhe ndaj Kosovës. Diskutuam për tendencat e destabilizimit të rajonit tonë, për reformat e rëndësishme që po ndërmerren dhe për rëndësinë e fuqizimit të mëtejmë të partneritetit ndërmjet vendeve tona”, shkroi Osmani./GazetaSinjali/

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe teksti që thotë "HALIFAX INTERNATIONAL SECURITY FORUM FORUHHULASEU INTERNATIONAL HALIFA INTERNATIO SECURITY HALIFAX HALIFAY ALIFAX ERNATIONAL"