image Osmani më 4 shtator në Shqipëri, kjo është agjenda e vizitës zyrtare

Politikë

Osmani më 4 shtator në Shqipëri, kjo është agjenda e vizitës zyrtare

news image

Me ftesë nga Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, Presidentja e Kosovës do ta vizitojë Shqipërinë më 4 shtator.

Osmani do të pritet me një ceremoni shtetërore në ambientet e Presidencës.

Teksa na ndajnë dy ditë nga vizita e saj në Shqipëri është bërë publike dhe agjenda e vizitës

10:00 – Ceremonia Zyrtare e Mirëseardhjes në Institucionin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Vijohet me takimin mes dy Presidentëve dhe më pas takimin e zgjeruar mes delegacioneve.

11:40 – 12:05 Konferencë për shtyp e dy presidentëve.

Përgjatë qëndrimit në Shqipëri, Presidentja Osmani ka parashikuar edhe takime të tjera të nivelit të lartë.

Kjo është vizita e parë e Presidentes së Kosovës që nga koha kur kreu i shtetit Bajram Begaj mori detyrën.

/GazetaSinjali/