Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Osmani ka shkruar se festa e Bajramit qytetarët i ka gjetur larg njëri-tjetrit, por ka shtuar se njerëzimi gjithmonë përballet me sakrifica.
“Edhe ky Bajram na gjeti larg njëri-tjetrit, por afër me zemër dhe me urimin për ditë më të mira. Shkaku i pandemisë COVID-19, do të kujdesemi që sot ta urojmë nga distanca secilin besimtar për Kurban Bajram dhe ta rikujtojmë se njerëzimi gjithmonë përballet me sakrifica”.
Ajo ka uruar që Bajrami i ardhshëm të festohet pa këtë pengesë si dhe këto ditë të rënda të mbesin pjesë e historisë.
“Kjo nuk do të jetë pengesë për festë dhe urim që Bajrami i ardhshëm të mund të kremtohet afër njëri-tjetrit dhe kur ditët e rënda si këto që po i kalojmë do t’i takojnë historisë! Urime Kurban Bajrami të gjithë besimtarëve myslimanë! Paqja, shëndeti, mirësia e begatia qoftë me ju dhe familjet tuaja!”, ka shkruar Osmani./ Gazeta Sinjali/