image Osmani: Kush punon për demokraci, të drejta të njeriut e sundim të ligjit është pro Kosovës në KE

Politikë

Osmani: Kush punon për demokraci, të drejta të njeriut e sundim të ligjit është pro Kosovës në KE

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ka thënë se demokracia, të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë tri vlerat mbi të cilat bazohet këshilli, shkruan Gazeta Sinjali.

“Kosova është mishërim i këtyre vlerave. Prandaj secili shtet që vërtetë beson dhe punon për këto vlera, do ta përkrahë anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ndërsa tash kjo çështje varet nga votimi i Komitetit të Ministrave.

/GazetaSinjali/