image Osmani kujton "testamentin" e Rugovës për bashkëpunim në konsolidimin e shtetit

Kosovë

Përvjetori/ Osmani kujton “testamentin” e Rugovës për bashkëpunim në konsolidimin e shtetit

news image

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani e ka kujtuar presdientin historik, Ibrahim Rugovën në 14 vjetorin e vdekjes.

Osmani ka thënë se tani më shumë se kurrë është e nevojshme urtësia e Rugovës për të ndërtuar ura të brendshme dhe për t’i mirëmbajtur dhe riparuar urat me miqtë ndërkombëtarë.

“Në katërmbëdhjetë vjetorin e vdekjes së udhëheqësit dhe themeluesit të Kosovës së pavarur e moderne, Presidentit Ibrahim Rugova, më shumë se kurrë kemi nevojë të mësojmë prej urtësisë së tij politike, së pari, për të ndërtuar ura të brendshme, dhe pastaj, për t’i mirëmbajtë dhe riparuar urat me miqtë tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka kujtuar edhe “testamentin e përhershëm” të Rugovës, që sipas saj lidhet me rrugën e vullnetit të qytetarëve.

“Rugova, sa qe gjallë, na ka mësuar se me miq mund të sendërtohet çdo aspiratë, kurse pa ta, e ardhmja e vendit tonë është e mjegullt. Po ashtu, Rugova na ka lënë testamentin e përhershëm të nevojës për bashkëpunim të brendshëm pa të cilin nuk mund të konsolidojmë shtetin tonë, si dhe domosdonë që te përcjellim rrugën e vullnetin që qytetarët tanë të urtë e të durueshëm e trasojnë për ne, nëpërmjet votës së tyre”, ka shkruar ajo.

“E sot, vlerat e veprimtarisë së Presidentit historik janë të domosdoshme, sidomos në këto ditë të vështira, kur vendi ynë është para vendimeve të rëndësishme politike, që lidhen me zhvillimet e brendshme dhe të jashtme. Në këto ditë të acarta, figura e urtë e tij, na ndihmon që të tejkalojmë vetveten dhe mosdurimin për njëri-tjetrin, drejt bashkimit për interesat e përgjithshme të vendit dhe në respekt të plotë të vullnetit qytetar”, ka theksuar Osmani. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/photos/a.166730523489220/1571162526379339/?type=3&theater