image Osmani kujton Gjergj Kastriotin në përvjetorin e vdekjes së tij: Të përkulemi, Skënderbe

Kosovë

Osmani kujton Gjergj Kastriotin në përvjetorin e vdekjes së tij: Të përkulemi, Skënderbe

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani e ka kujtuar heroin kombëtarë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeun, në përvjetorin e vdekjes së tij.

Ajo tha se ai me përkushtimin e tij e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve.

Në një postim në Facebook ka shkruar se “Sot kujtojmë kryestrategun dhe heroin tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, i cili me përkushtimin e tij ndaj mbrojtjes së atdheut, mbrojtjes së vlerave kulturore e etnike të popullit të tij, por edhe me aleancat e fuqishme me popujt evropianë, e krijoi lidhjen e përhershme mes shqiptarëve, por edhe me popujt e qytetërimit perëndimor. Të përkulemi, Skënderbe”./GazetaSinjali/