image Osmani - komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t'i liberalizohen vizat tani

Politikë

Osmani – komisionerit të BE-së: Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani

news image

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e pritjes së komisionerit të Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyin.

Në fjalimin e saj, Osmani ia përmendi komisionerit liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, pasi që sipas saj, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet, madje këtë ajo tha se e ka pranuar edhe Komisioni Evropian.

Mosliberalizimi i vizave, sipas Osmanit, nuk i bën nder as Komisionit Evropian e as BE-së në përgjithësi.

“Kosovës duhet t’i liberalizohen vizat tani”, tha kryekuvendarja në përfundim të fjalimit të saj, para se t’i ofronte mirëseardhje komisionerit Varhelyin./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/GazetaSinjali/videos/1906272752847099/