image Osmani: Kjo qeveri nuk lodhet për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, por nuk e ka gjatë

Politikë

Osmani: Kjo qeveri nuk lodhet për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, por nuk e ka gjatë

news image

Për momentin është duke u mbajtur seanca në Kuvendin e Kosovës për herë të shtatë për Projektligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike, transmeton Gazeta Sinjali.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka thënë se për të pestën herë radhazi do ta votojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Ajo deklaroi se nuk pati aspak bashkëpunim nga Qeveria Hoti lidhur me këtë Projektligj, por përsëri do ta votojë atë.

“Më shumë se pesë herë e kam votuar këtë Ligj, jo vetëm që opozita tregon një mungesë të jashtëzakonshme për një ligj të rëndësishëm, por unë si Kryetare e Kuvendit në asnjë moment nuk jam konsultuar apo kontaktuar që  të më kërkohet mbështetja për një ligj kaq të rëndësishëm. Kjo tregon se sa e lodhët është kjo qeverisje për këtë ligj, aspak. Vet fakti që kryeministri nuk është këtu e s’ka qenë në shumicën e seancave ku është trajtuar ky ligj, tregon se s’lodhet aspak për dëmin që i është shkaktuar vendit nga pandemia”, tha kryeparlamentarja.

Kryetarja e Kuvendit u shpreh se nuk do t’i shkojë gjatë kësaj Qeverie.

“Jam këtu për të treguar se e votoj edhe sot, jo sepse e meritoni ju këtë votë, në asnjë moment. Sepse në vend që të jepni shembull të bashkëpunimit, keni treguar arrogancë të paparë,. Pra, është me rëndësi që këto të thuhen, sepse edhe tash pasi të votohet, do të ballafaqohemi me propaganda e gënjeshtra. Prapë do të quhemi parazitë, e jo legjitime nga anëtarët e kësaj qeverie. Por mbajeni mend me këtë logjikë nuk e keni gjatë”, përfundoi Osmani. /Gazeta Sinjali/