Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas helmimit të rreth 900 banorëve të disa fshatrave të Deçanit, raporton Gazeta Sinjali.
Osmani ka thënë se ka komunikuar me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosajt, të cilët thotë se e kanë njoftuar për gjendjen e të helmuarve.
E para e vendit ka kërkuar nga të gjitha institucionet angazhim të mëtejmë e të plotë në ofrimin e trajtimit adekuat shëndetësor për qytetarët e helmuar, si dhe zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar në helmimin e qytetarëve.
Sipas tij, hetimi i këtij rasti nga organet e drejtësisë është i domosdoshëm dhe duhet të trajtohet me urgjencë.
“Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si presidente e Republikës do të mbajë kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”, shkroi ndër të tjera ajo në Facebook./Gazeta Sinjali/