Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, gjatë seancës plenare u përball me një situatë jo të zakonshme, ku deputetët e VV-së, akuzuan Qeverinë, si qeveri koti.
Osmani tha se këtë fjalë do ta vlerësoj komisioni përkatës nëse është gjuhë joparlamentare.
“Unë do të dërgoj në komisionin përkatës nëse fjala koti është gjuhë joparlamentare. Atëherë unë kërkoj nga komisioni përkatës, nëse vendosë komisioni që kjo fjalë është gjuhë joparlamentare, atëherë nga seanca e ardhshmë unë nuk do ta lejojë”, u shpreh Osmani.
Tutje Osmani me nervozizëm i reagoi edhe Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, se gjuha e tij në raport me të është gjuhë parlamentare ose jo.
“Bërtima juaj në raport me mua se a je normal, do ta vlerësoj komisioni përkatës dhe do të vendosë nëse është gjuhë parlamentare apo jo”, tha ajo./ Gazeta Sinjali/