image Osmani: Kemi pritur që të jemi shumë më përpara në zgjedhje

Politikë

Politikë/ Osmani: Kemi pritur që të jemi shumë më përpara në zgjedhje

news image

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se partia e saj është në pritje të numërimit të votave të mërgatës dhe atyre me kusht. Ajo tha se kanë pritur më shumë nga votuesit.

“E kemi një rezultat ku Lëvizja Vetëvendosje është 0.6% përpara, janë edhe një numër i madh i votave pa u numëruar, votat e mërgatës dhe votat me kusht.Jemi duke i pritur rezultatet derisa të numërohen të gjitha votat…Kemi pritur që do të jemi shumë më përpara”, tha Osmani në Rubikon të KTV-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Më tej shtoi se LDK “do të përpiqet ta arrijë një marrëveshje me Vetëvendosjen”, për këtë marrëveshje Osmani tha se do të bisedojnë më detajisht gjatë emisionit.

/Gazeta Sinjali/