Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se së bashku me deputetet Mimoza Kusari-Lila dhe Donika Kadaj-Bujupi, kanë propozuar amandament në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, nëpërmjet të cilit do të ndihmohen prodhuesit vendor dhe ofruesit e shërbimeve vendore në këtë kohë të pandemisë, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një postimi në Facebook, Osmani është shprehur se nëpërmjet këtij amendamenti parashihen përparësitë për prodhuesit e produkteve dhe shërbimeve vendore përmes një neni të veçantë.
“Shpresoj që ky propozim do ta marrë përkrahjen e deputetëve të të gjitha partive, sepse nëse ne nuk zgjedhim t’u qëndrojmë në krah të prodhuesve tanë vendor, atëherë kush?”, ka shkruar ajo. /Gazeta Sinjali/