image Osmani ka disa fjalë pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentare

Politikë

Osmani ka disa fjalë pas përfundimit të mandatit si kryeparlamentare

news image

Ish-kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka uruar Glauk Konjufcën për postin e ri si kryetar i Kuvendit, shkruan Gazeta Sinjali.

Ajo gjithashtu ka thënë se ishte nder për të, të ishte në krye të Kuvendit gjatë legjislaturës së shtatë.

Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë. Ishte nder i jashtëzakonshëm që përgjatë legjislaturës së shtatë të jem në krye të Kuvendit, tempullit të demokracisë dhe të punoj duke përfaqësuar interesin e qytetarëve dhe duke rritur integritetin e transparencën në këtë institucion”, shkroi Osmani në Facebook.

Dita e sotme, thotë ajo, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të gjitha deputeteve dhe deputetëve u uroj punë të mbarë, duke uruar që të jenë përherë të udhëhequr nga kërkesat dhe nevojat e qytetarëve dhe të shërbejnë gjithnjë në shërbim të më të mirës për ta. Na priftë e mbara!”, shkroi Osmani. /Gazeta Sinjali/