image Osmani jep detaje pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksit të Ohrit vendimtare

Politikë

Osmani jep detaje pas takimit me Lajçakun: Marrëveshja e Brukselit dhe aneksit të Ohrit vendimtare

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka dhënë detaje pas takimit të djeshëm në zyrën e Presidencës me përfaqësuesin special të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Nëpërmjet një postimi në Twitter, Osmani bëri të ditur se në takim është diskutuar për zhvillimet në veri dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar që të kalohen sfidat e sigurisë.

Ndër të tjerash, është theksuar se zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit është vendimtar.

Postimi i plotë:

Në takimin e djeshëm me EUSR @MiroslavLajcak, diskutuam zhvillimet e fundit në veri të 🇽🇰 dhe përpjekjet e vazhdueshme për të punuar me partnerët për të kapërcyer sfidat e sigurisë.

Theksuam se zbatimi i plotë i marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit është vendimtar.

/GazetaSinjali/