Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas sulmit terrorist në Izrael, ku forcat e armatosura të grupit Hamasit kanë goditur me raketa dhe janë infiltruar brenda këtij territori.
Osmani ka thënë se Kosova është e tmerruar nga një sulm i tillë dhe vrasja e civilëve të pafajshëm, teksa shprehu solidaritet të plotë me presidentin Isaac Herzog.
“Të tmerruar nga sulmet terroriste dhe vrasjet e civilëve të pafajshëm në Izrael. Shprehim solidaritetin tonë të plotë me Presidentin Isaac Herzog, populli dhe shteti i Izraelit në këto orë të errëta. Mendimet tona janë me familjet e viktimave”, ka shkruar presidentja Osmani.
Appalled by the terror attacks and killings of innocent civilians in Israel.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) October 7, 2023
We express our full solidarity with President @Isaac_Herzog, the people, and the State of Israel in these dark hours.
Our thoughts are with the families of the victims.
Për sulmin në fjalë ka reaguar edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila ka dënuar aktin e tillë duke shprehur solidarizimin e Kosovës ndaj shtetasve të Izraelit.
“Kosova dënon fuqishëm sulmet terroriste kundër Izraelit. Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me Izraelin në këto momente të tmerrshme. Lutjet tona janë për viktimat, familjet e tyre dhe gjithë Izraelin”, shkruhet në reagim.