image Osmani: Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës

Kosovë

Osmani: Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka nderuar 22-vjetorin e rënies së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodrës. Ajo ka deklaruar se Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët e parë të luftës, së bashku me komandantin Adem Jashari, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës, sakrifica e tij s’do harrohet asnjëherë. Ilaz Kodra i mbrojti të pambrojturit, civilët, që po sulmoheshin nga forcat serbe”, ka thënë Osmani.

Në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili kujtoi rënien e Kodrës. /Gazeta Sinjali/