Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, sot ka nderuar 22-vjetorin e rënies së ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ilaz Kodrës. Ajo ka deklaruar se Ilaz Kodra ishte ndër luftëtarët e parë të luftës, së bashku me komandantin Adem Jashari, shkruan Gazeta Sinjali.
“Jemi krenarë me veprën e Ilaz Kodrës, sakrifica e tij s’do harrohet asnjëherë. Ilaz Kodra i mbrojti të pambrojturit, civilët, që po sulmoheshin nga forcat serbe”, ka thënë Osmani.
Në këtë ceremoni përkujtimore ishte edhe kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, i cili kujtoi rënien e Kodrës. /Gazeta Sinjali/