image Osmani ia ndali fjalën në Kuvend, Selmanaj i replikon ashpër nga televizioni

Kosovë

Reagim/ Osmani ia ndali fjalën në Kuvend, Selmanaj i replikon ashpër nga televizioni

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj ka thënë se kryeparlamentarja nuk kishte të drejtë të ia ndërprente fjalën sot gjatë seancës së Kuvendit.

Selmanaj ka thënë se Osmani ka pasur të drejtë replike edhe se ai nuk e ka ofenduar kryetaren e Kuvendit.

“Ajo ka mundur ta kundërshtoj fjalimin tim, ka pasur te drejte replike nëse nuk është pajtuar me mua, unë nuk kam ofenduar, nuk kam përdorur gjuhë fyese sepse kjo nuk është kultura ime. Asnjë problem nuk e kam me të, asnjë kundërshti brenda takimeve të strukturave të LDK-së. Unë menoj që më mirë se të gjithë ne Vjosa do duhej të na mbante ligjerata për rëndësinë e demokracisë”, ka deklaruar Selmanaj në T7.

Kujtojmë se sot gjatë seancës së Kuvendit, deputeti Selmanaj i tha kryeparlamentares se sjellja e saj autoritare po i ngjanë me dikë tjetër dhe jo me atë.

Pas kësaj Osmani i ndali fjalën deputetit Selmanaj, duke thënë se ai e kishte ofenduar atë./Gazeta Sinjali/