image Osmani i thotë lamtumirë shefes së BE-së në Kosovë

Politikë

Osmani i thotë lamtumirë shefes së BE-së në Kosovë

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim lamtumirës shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në Kosovë.

Osmani citohet ta ketë uruar Apostolovën për punën e shkëlqyer si përfaqësuese e BE-së në Kosovë, si dhe për koordinimin efektiv ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe BE-së.

“Sipas kryetares Osmani, gjatë misionit diplomatik të Apostolovës, prezenca e BE-së është ndjerë pothuajse në të gjitha fushat dhe asistenca nga BE-ja ka ndihmuar në adresimin e problematikave të ndryshme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Kosovës në baza të përditshme”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Në mesin e tyre, Osmani e ka vlerësuar në veçanti edhe angazhimin aktiv të Apostolovës për fuqizimin e grave dhe avancimin e të drejtave të tyre.

Në fund, Osmani i ka uruar Apostolovës suksese në angazhimin e mëtejmë dhe e ka siguruar atë që institucionet e Kosovës do të jenë mikpritëse ndaj shefes së re të Zyrës së BE-së në Kosovë për të vazhduar bashkëpunimin me BE-në./Gazeta Sinjali/