Ditëve të fundit Turqia po përballet me zjarrin shkatërrues ku si pasojë e tij, tre persona kanë vdekur dhe mbi 150 të tjerë janë lënduar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’ i ka dërguar një telegram solidarizues presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.
Osmani ka thënë se Kosova po qëndron përkrah popullit turk në këto ditë vështira dhe lutet për të gjithë të prekurit.
“Republika e Kosovës është në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë, pasi vendi po përballet me disa nga zjarret më shkatërruese”, ka shkruar Osmani.
“Presidenti Recep Tayyip Erdogan ju lutem pranoni ngushëllimet e mia për jetët e humbura. Urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe lutemi për të gjithë të prekurit”, ka shkruar tutje ajo.
The Republic of Kosova stands in full solidarity with the people of Turkey, as the country faces some of the most devastating wildfires.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 30, 2021
President @RTErdogan, please accept my condolences for the lives lost. We wish a speedy recovery for the injured & pray for everyone affected.