Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Jens Stoltenberg, ka thënë se forcat speciale nuk mund të shkojnë në veri pa pajtimin e KFOR-it.
Ai, në një konferencë për media pas takimit me Vjosa Osmanin, ka deklaruar se kjo duhet të bëhet për shkak të sigurisë në Kosovë.
“Nuk është kriter i ri është baza e misionit për një kohë të gjatë tashmë çdo zbarkim i forcave speciale kërkon pajtimin nga KFOR-i dhe ka nevojë për koordinim dhe konsultim të afërt midis autoriteteve në Prishtinë dhe KFOR-it për çfarëdo zbarkimi që mund të ndikojë pozitën tonë dhe sigurinë në Kosovë”, ka thënë Stoltenberg.
E presidentja Vjosa Osmani i ka reaguar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-së, Jens Stoltenberg, duke thënë se se marrëveshja e 2013-ës thotë se vetëm FSK-ja duhet të koordinohet me KFOR-in për të hyrë në veri.
Ajo, në një konferencë për media pas takimit me Stoltenberg, ka deklaruar se Policia e Kosovës ka të drejtë të punojë dhe veprojë në të gjithë territorin e vendit.
“Për çështjen e koordinimit me aleatët tanë të NATO-s. Si presidente vazhdimisht kam punuar të ketë koordinim të plotë mes institucioneve të Kosovës dhe pranisë së KFOR-it në Kosovë. Kemi të njëjtin qëllim që është paqja, stabiliteti dhe siguria në Kosovë dhe rajon”.
“Marrëveshja e vitit 2013 fokusohet vetëm te Forca e Sigurisë së Kosovës. Policia e Kosova ka vepruar në të në të gjithë territorin e Kosovës më shumë se dy dekada. Është forca më profesionale dhe shumë etnike në të gjithë rajonin. Tani, si parim i koordinimit, insistojë që koordinimi me aleatët tanë jo vetëm për veriun duhet të punojmë në koordinim për secilin centimetër”, tha Osmani.