image Osmani i përgjigjet kritikave: Shkaku i seksizmit thonë se unë nuk marr vendime vetë, sepse i marrin burrat

Politikë

Osmani i përgjigjet kritikave: Shkaku i seksizmit thonë se unë nuk marr vendime vetë, sepse i marrin burrat

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se seksizmi është problemi i vetëm saherë që hapet debati për identitetin e saj, teksa shtoi se pavarsisht këtij debati, me kryeministrin Albin Kurti kanë koordinim të mirë, për të cilin shprehet se i vjen mirë që kanë qëndrime të njëjta, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se tash e 22 vjet prej që merret me politikën, ka krijuar identitetin e saj, duke shtuar se asnjërin prej qëndrimeve të saja për gjatë këtyre viteve nuk e ka ndryshuar, pavarësisht partive në pushtet.

“Arsyeja e vetme pse hapet ky debat kohë pas kohe, se cili është identiteti i Presidentes, është seksizmi i tepruar në çdo vend të botës, por sidomos në hapësirat shqiptare ndaj çdo politikane grua. Po e sqarojë shumë shkurt pse. Kur isha në LDK thonin kjo s’merr vendime vetë, i merr Isa Mustafa për të. Kur më përjashtuan nga LDK, thonin kjo nuk merr vendime vetë, sepse dikush nga burrat merr për të. Tani që jam Presidente dhe njeriu më i votuar në politikën kosovare në historinë e shtetit tonë, kjo nuk merr vendime vetë, i merr Albin Kurti për të. Mirëpo, nga koha kur Albin Kurti dhe Vetëvendosje nuk ishin fare në Parlamentin e Kosovës, por ishin vetëm një Lëvizje jashtë Parlamentit, qoftë qëndrimet për Vettingun, qoftë qëndrimet për dialogun Kosovë-Serbi, qoftë qëndrimit për relacionin ekzistencial për raportet me Shtetet e Bashkuara, i sfidoj që të gjithë, cilin nga qëndrimet e mija që i kam mbajtur para se të hy Albin Kurti në Parlament kam ndryshuar. Unë i mbroj qëndrimet e njëjta, mirëpo për shkak se jom grua askush nuk thotë se Albin Kurti i ka qëndrimet e njëjta si Vjosa Osmani, por e kundërta”, tha Presidentja, Vjosa Osmani në TopStory.

/GazetaSinjali/