image Osmani i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave: Kemi mbetur të izoluar në zemër të Evropës

Politikë

Osmani i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave: Kemi mbetur të izoluar në zemër të Evropës

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen.

Pas takimit në konferncen për media Osmani ka thënë se shpreson që nëpërmes një bashkëpunimi të afërt do t’i identifikojnë mekanizmat e duhur për lehtësimin e përballjes me rritjen e çmimit të energjisë.

Gjithashtu, presidentja e vendit ka theksuar se ka ardhur koha që BE të marrë veprime konkrete drejt integrimit të vendeve demokratike të Ballkanit Perëndimor në strukturat evropiane.

 “E dimë që jeni plotësisht e përkushtuar për integrimin e rajonit tonë megjithatë ne duhet të kërkojmë mbështetje nga të gjithë struktura e Bashkimit Evropian. Kosova pavarësisht se është performuesi më i mirë në çdo indeks demokratik të sundimit të ligjit në rajon e më gjerë për fat të keq sa i përket liberalizimit vazhdon të trajtohet me një standard tjetër.  Qytetarët e Kosovës po mbesin të izoluar në zemër të Evropës, kontinentit që i përkasin dhe në të cilin kontribojnë”, ka deklaruar Osmani.

Ajo ka theksuar se pavarësisht plotësimit të të gjitha kritereve, qytetarët e Kosovës po mbesin të izoluar. 

/GazetaSinjali/