image Osmani i adresohet nesër Parlamentit Evropian

Politikë

Osmani i adresohet nesër Parlamentit Evropian

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës së nesërme do t’i adresohet Parlamentit Evropian.

Me anë të një postimi në Facebook, Osmani tha se në vitin 1998, Presidenti Rugova iu adresa këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës.

25 vite më pas, Osmani bëri të ditur se në po të njëjtin institucion ajo do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e PE-së për lirinë, demokracinë dhe pavarsinë e Kosovës si dhe për rrugëtimin në Evropë.

Postimi i plotë:

Nesër, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës do t’i adresohem Parlamentit Evropian.

Në vitin 1998, Presidenti Rugova, si fitues i çmimit Sakharov, iu adresua po këtij institucioni, për të kërkuar mbështetjen e popujve evropianë për lirinë e Kosovës. 25 vite pas, para po të njëjtit institucion, do ta përçoj mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin e Parlamentit Evropian për lirinë, demokracinë dhe pavarësinë tonë si dhe për rrugëtimin tonë evropian.

/GazetaSinjali/