image Osmani flet për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta

Kosovë

Politikë/ Osmani flet për të drejtat e fëmijëve me nevoja të veçanta

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani, ka thënë se fëmijët me aftësi të kufizuara janë brilantë dhe prej tyre mund të përfitojë shumë shteti, nëse ua plotëson nevojat elementare.

‘’Kosova përfiton nga ta  nëse ua realizojmë të drejtat elementare të tyre. Qasja në rrugë, shkolla, në park. Këta fëmijë janë brilantë. Çka do të thotë të ndihesh i izoluar për tërë jetën tënde, përderisa ne të tjerët ankohemi këto ditë’’, ka thënë Osmani në Rubikon.

Osmani më tutje theksoi se shteti i Kosovës mund t’ia shoh hajrin një ditë fëmijëve me aftësi të kufizuara nëse shteti kujdeset për ta.

‘’Lëvizja është  një prej problemeve themelore. Në mënyrë që të investosh sa duhet, dhe si duhet gjithmonë duket t’i identifikosh ato familje. Duhet të bëjmë ç’mos që ta luftojmë stigmën. I gjithë shteti nesër, pasnesër mundet me ua pa hajrin. Çdo ditë duhet të ngrisim zërin”, u shpreh ajo./ Gazeta Sinjali/