Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, në konferencë për media tha se organet e drejtësisë tashmë kanë filluar punën e tyre lidhur me, siç e quan ajo, shpifjen që i është bërë babait të saj.
“Organet e Drejtësisë do të merren me këtë shpifje e tillë, e cila ka për qëllim të denigrojë familjen time, janë qëllime të ulëta, organet tashmë po merren me personat që qëndrojnë mbrapa kësaj shpifje, jo vetëm me portalet e papërgjegjshme të cilat publikuan një informacion të tillë. Familja ime rrezikohej seriozisht. Edhe Isa Mustafa e din shumë mirë, unë nuk kam të koordinohem me askënd lidhur me qëndrimet e mia, këtë më së miri e din Isa Mustafa”, tha Osmani.
Kujtojmë që para gjatë ditës së djeshme nëpër rrjete sociale ka qarkulluar një fotografi kinse babai i Vjosa Osmanit, ishte i veshur me unifromë serbe./ Gazeta Sinjali/