image Osmani flet për datën e aplikimit në NATO: Të na ofrohet një rrugë e përshpejtuar

Politikë

Osmani flet për datën e aplikimit në NATO: Të na ofrohet një rrugë e përshpejtuar

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, në një intervistë të dhënë për mediumin malazez “Mina”, tha se grupi punues ndërinstitucional po punon që të përcaktojë kohën më të përshtatshme për aplikim në NATO.

Osmani tha se anëtarësimi në BE dhe NATO është rruga e vetme përpara për vendet e Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Sinjali.

Vendi im nuk ka parë kurrë opsione të tjera. Këtë e kemi parë jo vetëm si këndvështrim të popullit të Kosovës, por si vizion të çdo qeverie dhe institucioni që e ka udhëhequr vendin deri më tani”, tha ajo.

Osmani po ashtu tha se disa vende të rajonit tashmë janë në NATO, përfshirë Malin e Zi, i cili, sipas saj, ka kontribuar rreth sigurisë në rajon.

Ajo tha se është koha që Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës t’i ofrohet një rrugë e qartë dhe e përshpejtuar drejt NATO-s.

Natyrisht, Serbia nuk e tregon atë synim. Megjithatë, duhet të jetë e qartë për të gjithë të tjerët që po punojnë për anëtarësimin në NATO se, nga pikëpamja e sigurisë, anëtarësimi është i nevojshëm në dritën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”, tha Osmani.

Tutje Osmani vazhdoi “kur ai grup ta përfundojë punën e tij, ne do të mund të dalim me datën e saktë”.

Ajo tha se rruga drejt anëtarësimit në NATO kalon edhe përmes Partneritetit për Paqe, që është hapi i parë për Kosovën.

Aktualisht jemi duke u përballur me një situatë mjaft absurde, pasi Partneriteti për Paqe përfshin vende si Bjellorusia e Lukashenkos, si dhe Serbia, vende anti-NATO që as nuk po tentojnë të hyjnë në aleancë”, tha presidentja Osmani.

/GazetaSinjali/