image Osmani flet për Autostradën e Anamoravës

Kosovë

Politikë/ Osmani flet për Autostradën e Anamoravës

news image

Në ditën kur komuna e Gjilanit, ka vendosur flamujt në gjysmë shtizë për nder të familjes Bllaca, e cila humbi pesë anëtarë të familjes, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka apeluar që ky rast të jetë mësim për të gjithë dhe të mbledhin forcat për mirëqenie më të mirë.

“E kam të vështirë që të gjej fjalë për t’iu ngushëlluar. Ne ndjejmë sot po kaq dhimbje sa edhe secili prej jush. Në këtë ditë zie dhe trishtimi më lejoni që të lutemi të gjithë bashkë, që shpirtrat e tyre të jenë të fundit që na i pllakosin zemrën nga dhimbja… zemra sot rreh fort për këtë Gjilan që e ka kapluar heshtja. Duam që sot të jemi bashkë dhe ta ndajmë mesazhin e shpresës. Por t’i rimbledhim fuqitë tona”, tha Osmani.

Osmani që udhëheq me Kuvendin e Kosovës u zotua se do të bëhet Autostrada e Anamoravës por që mjetet do të shfrytëzohen në mënyrë transparente.

“Autostrada e Anamoravës do të bëhet por korrupsionit do të ndalet. Ne jemi të vendosur që ta ndërtojmë vendin…”, ka shtuar Osmani./Gazeta Sinjali/