Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të partive politike për të diskutuar datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani ka pritur kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila.
Osmani sot pritet të përmbyllë ciklin e takimeve, ku më pas pritet të marr vendim për shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Pas njoftimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e saj nr. KO 95/20, u.d. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka mbajtur dje takime me Lëvizjen Vetëvendosje, Lidhjen Demokratike të Kosovës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.