image Osmani: E vërteta për Reçakun më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit

Sociale

Osmani: E vërteta për Reçakun më e fuqishme se çfarëdo propagande nga bashkëpunëtorët e Millosheviqit

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në ceremoninë që u mbajt në 23 vjetorin e Masakrës së Reçakut në Shtime, tha se kjo masakër ishte pasqyrim i qëllimit shfarosës të regjimit të Millosheviqit, i cili këtë gjenocid e kryente në sy të të gjithë botës.

Regjimi i Millosheviqit, kishte për qëllim shfarosjen e shqiptarëve dhe e bënte në sy të të gjithë botës”, ka thënë Osmani gjatë ceremonisë përkujtimore.

Osmani tha Reçaku është njëra ndër masakrat më të tmerrshme dhe sipas saj propaganda nuk mund t’i fsheh faktet historike që ndodhën në sy të botës.

Propaganda asnjëherë nuk mund t’i fsheh faktet historike që kanë ndodhur në sy të gjithë botës…Historia e dokumentuar nuk mund të ndryshohet, ndaj një krimi të tillë propaganduesit duhet ë ndiejnë keqardhje dhe të dënohen”, ka thënë Osmani.

Ajo tha se Reçaku është fillimi i fundit të regjimit serb në Kosovë, pasi kjo masakër bëri që të ndërhyjë NATO-ja.

Kjo masakër shënoi kthesën më të madhe… Pamjet nga Reçaku prekën jo vetëm njerëzit e zakonshëm por edhe diplomatët, ku dy muaj më vonë NATO-ja dëboi regjimin serb nga Kosova”, ka shtuar ajo.“Secili prej këtyre varreve ka histori tmerri, të gjitha bashkë përbëjnë dëshmimi të pakontestuar dhe të dokumentuar”.

Reçaku është dhimbja jonë e përhershme… Ky vend paraqet fillimin e fundit të regjimit serb për shfarosje… Vend ku filloi të marrë formë liria jonë“, vazhdoi ajo.

/GazetaSinjali/