image Osmani e uron Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë

Politikë

Osmani e uron Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë

news image

Presidentja Vjosa Osmani e ka uruar Alexander Van der Bellen për rizgjedhjen e tij si president i Austrisë.

Osmani ka shkruar se bashkëpunimi mes dy vendeve do të thellohet.

“Mezi pres të vazhdojmë të punojmë së bashku për të thelluar bashkëpunimin mes vendeve tona”, ka shkruar Osmani në Twitter.

Van der Bellen fitoi një shumicë të qartë votash, duke shmangur balotazhin. Ish-udhëheqësi 78-vjeçar i të Gjelbërve, ka fituar popullaritet të gjerë duke projektuar qetësi gjatë kohërave të krizës kombëtare, përfshirë edhe rënien e Qeverisë më 2019 dhe dorëheqjen e kancelarit Sebastian Kurz një vit më parë, mbi akuzat për korrupsion që Kurz ende i mohon.

/GazetaSinjali/