Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë takuar me presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Pallatin Elysee, raporton Gazeta Sinjali.
Macron, sot pasdite takoi ndaras delegacionin e Kosovës dhe atë të Serbisë.
Osmani e Kurti gjenden në Paris për Forumin e Paqes.
Nga Bashkimi Evropian është paralajmëruar që të premten Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, do të takohet në takime ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.