image Osmani do t'i dekorojë xhudistet kosovare

Kosovë

Osmani do t’i dekorojë xhudistet kosovare

news image

Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, Presidentja Osmani ka vendosur t’u ndajë një  dekoratë xhudisteve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe  sportin kosovar, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka thënë se ky dekorim do të ndodhë në një ceremoni të përbashkët me Ministrinë e Kulturës.

“Një ceremoni bashkërisht me Ministrinë e Kulturës do të organizohet së shpejti dhe për këtë do të njoftoheni”, ka thënë ai për Sinjalin.

Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Në këto gara Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, një sukses ky i madh për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.

/Gazeta Sinjali/