Pas suksesit të jashtëzakonshëm në Lojërat Olimpike, Presidentja Osmani ka vendosur t’u ndajë një dekoratë xhudisteve tona që lartësuan flamurin e Kosovës dhe sportin kosovar, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka bërë të ditur këshilltari i presidentes, Bekim Kupina, i cili ka thënë se ky dekorim do të ndodhë në një ceremoni të përbashkët me Ministrinë e Kulturës.
“Një ceremoni bashkërisht me Ministrinë e Kulturës do të organizohet së shpejti dhe për këtë do të njoftoheni”, ka thënë ai për Sinjalin.
Xhudistet Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova e Loriana Kuka ishin pjesë e Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.
Në këto gara Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova fituan medalje të arta, një sukses ky i madh për sportin kosovar në arenën ndërkombëtare.