image Osmani: Diskutimet për Kushtetutën të jenë të vazhdueshme dhe të bëhen edhe me qytetarët

Drejtësi

Osmani: Diskutimet për Kushtetutën të jenë të vazhdueshme dhe të bëhen edhe me qytetarët

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”,.

Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj.

Sipas një komunikate të Presidencës, për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.

Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.

Më tej, Osmani ftoi që diskutimet për rëndësinë e Kushtetutës të jenë të vazhdueshme dhe të mos zhvillohen vetëm me përfaqësuesit institucional, por edhe me qytetarët.

/GazetaSinjali/