image Osmani dhe Kurti së bashku në ceremoninë e 20 vjetorit të miqësisë Kosovaro-Gjermane

Kosovë

Politikë/ Osmani dhe Kurti së bashku në ceremoninë e 20 vjetorit të miqësisë Kosovaro-Gjermane

news image

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e shënimit të 20 vjetorit të miqësisë dhe partneritetit Kosovaro – Gjerman, në këtë organizim kanë bërë bashkë kandidatin për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani nga radhët e LDK-së.

Në disa fotografi të publikuara në rrjete sociale, shihet Kurti dhe Osmani, së bashku në një tavolinë.

Nuk dihet se a kanë biseduar të dy së bashku për lidhje të koalicionit mes VV-së dhe LDK-së, ani pse nuk ka pasur takim mes tyre që një kohë të gjatë.

Kjo pasi që, takimet për arritjen eventuale të marrëveshjes për koalicion, po i kryesojnë krerët e partive Isa Mustafa dhe Albin Kurti.

Zyrtarë të dyja partive kanë deklaruar se tashmë janë marrë vesh për çështje të programit qeverisës. /Gazeta Sinjali/