image Osmani dërgon komente në ZRrE: Objektiv kryesor të mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë

Politikë

Osmani dërgon komente në ZRrE: Objektiv kryesor të mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë

news image

Zyra e Presidentes së Kosovës, sot ka dërguar komentet në raportin konsultativ të Zyrës së Rregullatorit për Energji mbi shqyrtimin e strukturës tarifore për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në njoftimin e lëshuar, thuhet se janë paraqitur qëndrime lidhur me strukturën e re tarifore të propozuar nga ZRRE-ja dhe janë dhënë rekomandime konkrete të cilat do të rezultonin me respektim të parimit të mosdiskriminimit, përballueshmërisë, qasjes së barabartë dhe furnizimit të rregullt me energji.

“Për Presidenten e Republikës së Kosovës, objektiv kryesor mbetet respektimi i parimit të përballueshmërisë, qasjes së barabartë, dhe furnizimit të rregullt me energji elektrike. Nisur nga kjo, kërkohet nga ZRRE që, ashtu siç e ka cekur vet në dokumentin e publikuar, të sigurohet që ‘konsultimi publik [të jetë] në qendër të politikave rregullatore efektive”.

“Respektivisht, ZRRE-ja ftohet që me seriozitet t`i trajtojë komentet dhe rekomandimet e palëve të interesit dhe t’i integrojë ato në mënyrë adekuate në dokumentin final, në mënyrë që struktura e re tarifore të mos jetë diskriminuese dhe e papërballueshme ndaj grupeve të caktuara të konsumatorëve në vend”, është njëra nga pikat në kuadër të komenteve të dërguara nga presidenca./GazetaSinjali/