image Osmani: Data e zgjedhjeve mbetet siç ka qenë

Politikë

Osmani: Data e zgjedhjeve mbetet siç ka qenë

news image

Presidentja Vjosa Osmani, në një konferencë për medie ka thënë që nuk ka bazë për shtyerjen e zgjedhjeve, shkruan Sinjali.

“Mënyra e vetme për të shtyrë zgjedhjet është dakordimi mes partive në pushtet dhe në opozitë. Ky është standard ndërkombëtar, pra si presidente e vendit e kam obligim të marrë vendime pasi ti kem konsultuar këto subjekte. Përkundër rekomandimit të ekspertëve shëndetësorë, për ndikimin e procesit zgjedhor në situatën epidemiologjike partitë politike nuk u pajtuan me shtyerjen e zgjedhjeve. Unë do ta respektoj këtë, por assesi nuk do të thotë se pajtohem me këtë. Data e zgjedhjeve mbetet ashtu si ka qenë“, ka thënë Osmani.

Ajo doli në konferencë pas takimit konsultativ me të gjitha partitë politike rreth mundësisë së zgjedhjeve lokale të 17 tetorit.

/GazetaSinjali/