Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë një takimi që pati me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernval, ka thënë se marrëveshja përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë duhet të kalohet në kuvend.
Sipas saj, para arritjes së marrëveshjes finale mes këtyre vendeve, duhet të dorëzohet platforma e bisedimeve në parlament, ku më pas duhet të arrihet një konsensus i gjerë.
Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për menaxhimin e pandemisë COVID-19. /GazetaSinjali/