image Osmani: Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar

Shëndetësi

Osmani: Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar

news image

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, duke folur rreth situatës epidemiologjike në vend, ka thënë se beteja me COVID-19 nuk ka përfunduar, ndërsa ka bërë thirrje për kujdes.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se dhimbja mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar.

“Beteja jonë me COVID-19 nuk ka përfunduar dhe këta muaj rritet rreziku siç po dëshmohet me rritjen e numrave të të infektuarve. Por, siç kam theksuar gjithmonë, prapa secilit nga këta numra qëndron një histori, një familje, dhimbje e frikë, përballje me shumë sfida. Prandaj, kujdesi ynë ndaj shëndetit tani është edhe më i rëndësishëm. Dhimbja jonë mund të rritet ditë pas dite, ashtu siç po rriten numrat, në qoftë se nuk tregojmë kujdes të shtuar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka bërë thirrje për bartjen e maskave dhe mbajtjen e higjienës dhe distancës fizike. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1828106000684989?xts[0]=68.ARCoAK7flscvmltuyXRhJqu40TJfR5EC3iChzeUkbizh7aOszijsob8rw7o5TNYshOUkMm2t2Xn5uv_kRhvZDKHTEYa0B8yQJvXCrPDzMAedXWRFv6ugSJ6mxSa6CBJkPiJMCfnZGu6dCM0h3hMsnFT6jS-N9PxJRWj5zwe-5HCLPuPPBefFKUq9_a1e1aiEhz0lQUm7ajOcZmI-6b96GybD_4Q4v0qJVqW65P8Vha_NqZM34V3HaXaTWZWfKLzy9Vu4QJGLlevnuxLc1R4qgIPG3hr0mEF0XH-mGeorl_HxVhyXnmPY1K3iSGjnEJvk4N_q1lxxtgz4xGwCnayv7w&tn=-R