Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Paqes, të shtunën, nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani ka bërë homazhe tek varri i presidentit Ibrahim Rugova.
“Sot është Dita Ndërkombëtare e Paqes, prandaj ne bëmë homazhe te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova, i cili është simbol i paqes, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin dhe gjithë botën”, tha Osmani.
Ajo ka shtuar se Presidenti Rugova bëri gjithçka për shtetin e tij, në radhë të parë për mbrojtjen e popullit në kohë të vështira, por njëkohësisht i tregoi botës sa paqedashës janë kosovarët./Gazeta Sinjali/