image Osmani: Anëtarët e dy organizatave terroriste janë paguar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia

Politikë

Osmani: Anëtarët e dy organizatave terroriste janë paguar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia

news image

Presidentje e Kosovës, Vjosa Osmani në deklarimin e radhës për media ka folur për dy organizatat terroriste në veri të Kosovës, Mbrojtja Civile dhe Brigada e Veriut.

Siç deklaroi Osmani anëtarët e këtyre dy organizatave janë financuar deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga Serbia, financim ky i rëndësishëm nga ana e tyre që të përgatitet një sulm i tillë si ai i 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Tani të gjitha dëshmitë që janë mbledhur nga institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat dua t’i falënderoj Policinë dhe AKI-në që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme gjatë kësaj periudhe dëshmojnë qartë katër lidhjet kryesore që na çojnë direkt tek lidershpi i Serbisë; e para ka të bëjë me financimin e grupeve terroriste sepse ai financim është bërë që një kohë të gjatë, por në veçanti ka qenë më i fokusuar në muajt e fundit ku secili anëtar i këtyre dy organizatave terroriste: i Mbrojtjes Civile dhe i Brigadës së Veriut, ka qenë paguar diku deri në 2 mijë e 500 euro në muaj nga ana e institucioneve të Serbisë që ka qenë një financim goxha i rëndësishëm nga ana e tyre që të përgatitet një sulm i tillë”, u shpreh Osmani në emisionin “Tempus” në KTV.

Osmani  shtoi se trajnimet që i kanë kryer grupi terrorist që zhvilloi sulmin në Banjskë, janë trajnuar në vendet ku trajnohet ushtria e Serbisë.

/GazetaSinjali/