image Osmani: Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO, garanci për stabilitet në rajon

Kosovë

Politikë/ Osmani: Anëtarësimi i Maqedonisë Veriore në NATO, garanci për stabilitet në rajon

news image

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim homogun e saj nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Në takim u diskutua mundësia e bashkëpunimit ndërmjet dy parlamenteve sa i përket sferës së shkëmbimit të përvojave, proceset integruese dhe në nismat rajonale.

Një shkëmbim i tillë i përvojave u vlerësua me një interes të veçantë edhe për shkak të afërsisë gjeografike.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se zyrtarizmi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO i kontribuon paqes dhe stabilitetit të sigurisë në rajonin tonë.​/GazetaSinjali/