Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se Kosova ka vizion të qartë për anëtarësim në NATO.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se kështu ka deklaruar derisa ka qenë në takim me udhëheqësin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Rob Bauer.
Sipas saj, anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i kontribuonte jo vetëm paqes e stabilitetit në vend, por edhe në rajon e më gjerë.
“Kam shprehur mirënjohjen për angazhimin e forcave të NATO-s në Kosovë ndërkaq Admirali Bauer ka shprehur falënderimin e NATO-s për vendimin e Kosovës për pranimin e refugjatëve afganë”, ka shkruar Osmani.