image Osmani: Agjenda e Gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë

Politikë

Osmani: Agjenda e Gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në konferencën rajonale “Bashkëpunimi Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, tha se Agjenda e Gjelbër duhet të jetë zgjidhja jonë sot e secilën herë.

“Ky është veprimi më i mençur në aspektin ekonomik, gjeostrategjik, por mbi të gjitha, në aspektin e mirëqenies së qytetarëve tanë e avancimit të mirëqenies së gjithëmbarshme”, tha Osmani.

Osmani ka thënë që duhet ta bëjmë tranzicion energjetik të prekshëm për çdo njeri.

“Ne duhet ta bëjmë tranzicion energjetik të prekshëm për çdo njeri. Ne e kemi për obligim t’ua komunikojmë çdo ditë qytetarëve tanë se në këtë rrugëtim nuk ia dalim dot vetëm. Ne duhet ta vëjmë qytetarin në qendër të këtij tranzicioni, duke e rritur vetëdijën e të gjithëve për veprim të përgjegjshëm, por edhe duke dizajnuar politika të tilla të cilat ia lehtësojnë përditshmërinë dhe ia garantojnë një të ardhme më të gjelbër e më të shëndetshme”.

“Sot më shumë se kurrë kemi nevojë për mendim të kthjelltë, vizion të qartë e veprim sistematik. Kosova ka nevoj për zhvillim ekonomik të gjelbër, politikbërje të gjelbër, mendim të gjelbër, e veprim të gjelbër”, tha ajo.

/GazetaSinjali/