image Osmani: Afrim Bunjaku vdiq për ta çuar amanetin e dëshmorëve të UÇK-së në vend

Sociale

Osmani: Afrim Bunjaku vdiq për ta çuar amanetin e dëshmorëve të UÇK-së në vend

news image

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë ceremonisë së varrimit të policit të vrarë dje në veri nga disa terroristë serbë, Afrim Bunjaku, i ka shprehur sërish familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta në emër të saj dhe të gjithë popullit të Kosovës, teksa i siguroi se nga dje e tutje nuk do të jenë asnjëherë më vetëm, raporton Gazeta Sinjali.

Osmani tha se tashmë heroi më i ri i vendit, Afrimi është shembulli më i mirë që duhet ndjekur secili atdhedashës, teksa potencoi se ai bëri sakrificën më sublime.

“Jemi mbledhur këtu me zemër të thyer dhe pikëllim të thellë për ta nderuar një rreshter policie të përkushtuar, i cili dje bëri sakrificën më sublime duke u bërë hero i Kosovës. Nga viti 2001 kur e veshi uniformën e Republikës së Kosovës e deri në rënien heroike në krye të detyrës, u dëshmua për devotshmëri ndaj republikës. Përballja e tij me terroristët e dirigjuar nga Serbia ishte beteja e fundit për të, por jo fundi i tij. Prej sot, Afrimi është hero i secilit që e don Republikën e Kosovës. Ai mbrojti dinjitetin e shtetit tonë. Ai do të kujtohet përherë për sa të jetë Republika. Ai dëshmoi se Kosova është mbi të gjitha. Ai çoi edhe më tutje amanetin e dëshmorëve të UÇK-së për Kosovën shtet të pavarur e të përjetshëm”, u shpreh Osmani.

/GazetaSinjali/