Ka më shumë se 9 muaj që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka mbetur pa bord.
Atij të vjetrit i skadoi kontrata e për bordin e ri konkursi që është shpallur gjatë muajit maj është ri shpallur së fundi meqë emrat e zgjedhur për këtë bord nuk morën besimin e deputetëve.
Mos funksionalizimi i OShP-së sipas Asociacionit të Komunave dhe shoqërisë civile po ndikon në dëmtimin e komunave përmes mos zbatimit të projekteve.
Konkursi do jetë i hapur nga 10 deri më 24 dhjetor.