image “Ose neve, ose KEDS-in”, thirrja e protestuesve për kryeministrin Kurti

Kosovë

“Ose neve, ose KEDS-in”, thirrja e protestuesve për kryeministrin Kurti

news image

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kanë protestuar sot para Qeverisë, duke brohoritur se s’do të paguajnë asnjë cent më shumë, në rast se propozimi i ZRrE-së për shtrenjtimin e rrymës do të miratohet.

Duke e quajtur të pakuptimtë këtë propozim, gjatë protestës u përmend deklarata e kryeministrit Albin Kurti, i cili kishte thënë se në krizën aktuale energjetike, s’ka zgjidhje tjetër, “shtrenjtim, ose reduktime”.

“Po ballafaqohemi me shantazhin e Qeverisë për shtrenjtim të energjisë”, tha njëra prej organizatoreve të protestës”.

“Në këto kushte, sipas propozimit të ZRRE-së, qytetarët e Kosovës, me një pagë minimale prej 180 eurosh dhe me një numër të madh të papunësisë do t’ua paguajnë faturën edhe bizneseve, plus veriut”, tha ajo.

“Me ose, ne duhet t’i themi atij ose neve, ose KEDS-it. Ne ia bëjmë me dije edhe kryeministrit”, tha ajo.

Në fund, protesta u shpall e mbyllur me paralajmërimin se nuk do të ndalen me kaq./GazetaSinjali/